Edhe një zëvendësministër: Bujar Cakolli, zëvendës i Besim Beqajt
Qeverisë së Ramush Haradinajt i është shtuar edhe një zëvendësministër. Bëhet fjalë për Bujar Cakollin, sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë.
Lajme
Ai është emëruar zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Sot, mora një njoftim të rëndësishëm për mua, familjen time, përkrahësit dhe Degën e PDK-së në Prishtinë, për emërimin tim si zëvendës ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Falënderoj besimin e dhënë nga Kryetari Kadri Veseli dhe strukturat e partisë për përgjegjësinë e re, mjaftë sfiduese. Na prift e mbara!”, ka shkruar Cakolli. /Lajmi.net/