Njëqind vjet nga Revolucioni Bolshevik
Një shekull më parë, bolshevikët morën pushtetin në Rusi dhe krijuan shtetin e parë marksist në botë.
Bota
Mbështetësit e Partisë Komuniste të Rusisë shënojnë sot përvjetorin e kësaj ngjarjeje.
Partia Komuniste kërkoi nga ta të përdorin slogane të partisë, të tilla si: “Rroftë Revolucioni Socialist”, “Jemi krenarë për vendin e sovjetikëve”, “Paqe kombeve, tokë fermerëve, të korra punëtorëve”.
Autoritetet në Moskë kanë thënë më 3 nëntor s’e kanë lejuar tubimin e 5,000 njerëzve.
Më 7 nëntor, 1917, Vladimir Lenin ka udhëhequr Revolucionin Bolshevik, i cili ka çuar në më shumë se 70 vjet të sundimit komunist në Rusi.
Në vitin 2005, presidenti rus, Vladimir Putin, ish-oficer i KGB-së, e ka zëvendësuar festën e 7 nëntorit me Ditën e Unitetit Kombëtar që shënohet më 4 nëntor.
Megjithatë, kufoma e balsamuar e Leninit vazhdon të shtrihet në një mauzole jashtë mureve të Kremlinit.