Trajneri i madh e zëvendëson Bilicin te West Hami
David Moyes është emri më i përfolur për të zëvendësuar Slaven Bilicin te West Ham.
Sport
Skuadra nga Londra sot ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin kroat, pas startit të dobët në Premierligë, e gjithçka kulmoi me humbjen 1:4 nga Liverpooli në fundjavë në shtëpi.
‘The Hammers’ kanë dy javë kohë për të gjetur zëvendësuesin e Bilic, pasi kampionatet do të jenë në pushim për ndeshjet ndërkombëtare, kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Emri më i përfolur në mediet angleze është ai i David Moyes.
Moyes në karrierën e tij ka drejtuar edhe Manchester Unitedin dhe Evertonin./Lajmi.net/