Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në kryeqytet (Foto)

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin i cili ndodhi në rrugën ‘B’ të lagjes ‘Mati 1’ në Prishtinë.

Lajme

30/10/2017 18:58

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë lajmi.net se nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona.

“Ju konfirmoj se ne rrugën B ne Prishtine është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore; ku janë përfshire 4 automjete, 6 persona janë dërguar për trajtim mjekësor, disa me lëndime të renda por fatbardhësisht deri tani nuk është raportuar për ndonjë me fatalitet”, ka thënë Hoxha.

Policia me njësitet relevante të saj ka dal në vendngjarje për të kryer procedurat hetimore dhe për të sqaruar rrethanat e rastit./Lajmi.net/