Abrashit i kërkohet vendosja e një flamuri gjigant të Kosovës në Prishtinë

Valon Murtezaj anëtarë i LDK-së, ka kërkuar nga bashkëpartiaku i tij, Arban Abrashi që t’ia plotësojë dy kërkesa të cilin tash po e konsideron kryetar të Prishtinës.

Lajme

28/10/2017 14:09

Njëra ndër kërkesat e Murtezajt është edhe vendosja e një flamur të Kosovës në sheshet kryesore të Prishtinës.

Më kët Murtezaj duket se ka dashtë një reagim ndaj asaj që ka bërë Vetëvendosje, e cila ka vendosur një flamur të kombëtarë të rrethi në hyrje të Prishtinës.

Ky është postimi i plotë i Murtezaj:

si qytetar i Prishtinës, dhe i Kosovës, i kam dy kërkesa të vogla për Ty si Kryetar i Prishtinës:

  1. Një flamur të madh të Republikës së Kosovës, më të madhin në Prishtinë, në njërin nga sheshet kryesore të qytetit (sheshi Adem Jashari sipas meje, është afër komunës, afër Kuvendit, dhe Qeverisë).
  2. Të ma mundësosh të ec si këmbësor banor i Arbërisë ( dhe mijëra banorëve tjerë), përgjatë rrugës Ahmet Krasniqi në Arbëri. Nga Komuna e re, deri poshtë te rrethi i Arbërisë.

Këto janë të lehta për ti bërë. Mund ti bësh në vitin e parë të qeverisjes. Janë të nevojshme për të gjithë ne.

Ka edhe shumë projekte tjera zhvillimore, tanimë i ke në planin tënd.

Punojmë për fitore./Lajmi.net/