Sot është dita botërore e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit.

Lifestyle

28/10/2017 14:13

Cilat janë simptomat e kancerit të gjirit?

  • Gjëndërr e fortë, e palëvizshme, zakonisht pa dhembje.
  • Ndryshim në formë, madhësi ose në pamje.
  • Rjedhje e lëngut nga maja e gjirit-mund të jetë: me gjak, ngjyrë ndryshku. Nderkaq, lengu i verdhë, i gjelbër, zakonisht paraqiten te pezmatimet e gjirit;

Simptomat e tjera : dhembja e gjirit, irritimi i lëkurës së gjirit, ënjtja e krahut a e qafës (limfadenopatia metastatike ne sqetull a qafe), humbja në peshë, etj.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste.

Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceret e hershëm të gjirit zbulohen nga një mamografi. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji.

Faktorët e rrezikut që nuk mund t’i ndryshojmë:

  • Mosha dhe gjinia—Mosha më e prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 50 vjet. Mirëpo vlen të ceket se në mosha më të reja karcinoma ka gjasa të jetë më agresive sesa tek moshat më të shtyra.
  • Historia familjare e kancerit të gjirit— përfshin 15% të femrave me histori familjare të kësaj sëmundjeje janë të rrezikuara.
  • Gjenet—Disa njerëz kanë gjene të cilat e bëjnë të mundur zhvillimin e kancerit të gjirit.Këto defekte janë gjetur në gjenet : BRCA1 DHE BRCA2.
  • Cikli menstrual—Femrat të cilat kanë filluar ciklin me moshën nën 12 vjeçare ose kanë arritur menopauzën mbi moshën 55 vjeçare kanë rrezik të rritur për kancer të gjirit.

Si ta parandaloni shfaqjen e kancerit të gjirit: 

  • Zgjedhni ushqimin dhe sasinë e porcionit për te ruajtur peshën e shëndetshme.
  • Hani me shume se 5 peme dhe perime në dite
  • Largojeni nga përdorimi mishin e përpunuar (pashtete, sallame, virshlle) si dhe mishin e kuq
  • Limitojeni konsumimin e alkoolit vetëm një gote në dite (edhe pse rekomandohet mospërdorimi total i alkoolit)

Më poshtë do të shihni disa pamje për nder të ditës së kancerit të gjirit nëpër botë. /Lajmi.net/

Shtëpia e Bardhë, Tetor 2008.

Kulla e Tokios, Tetor 2007.

Pallati Planalto, Brazil, Tetot 2014.