Besnik Hasi gjen ekipin e ri

Besnik Hasi afër angazhimit të ri.

Sport

18/10/2017 11:39

Besnik Hasi është afër të gjejë një ekip të ri pas shkarkimit nga klubi grek, Olympiacos.

Strategu kosovar është kandidat për bankinën e skuadrës belge, Kortrijk, raportojnë mediat belge.

Hasi mund të emërohet pasardhës i Yannis Anastasiou, i cili pritet të shkarkohet nga posti pas rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Hasi ka përvojë nga futbolli belg pasi ka qenë futbollist dhe trajner i Anderlechtit. /Lajmi.net/