Favoritët pas balotazhit – kush humb keq?

Qysh para zgjedhjeve nacionale, në Maqedoninë shqiptare, u organizua një rrjet, një front prej 1500-2000 mijë vetash, aktivistësh, multiplikatorësh që u angazhuan pa asnjë kompensim për dy qëllime: a) ta ndihmojnë ASH-në e Zijadin Selës me votë, me propagandë dhe me sensibilizim të sferave të jashtme shqiptare b) të dobësojnë BDI-në dhe të nxjerrin jashtë organizatën e kriminalizuar që në bërthamë “Besa”, të Sasho Mijallkovit dhe Halkbankës turke.

Lajme

18/10/2017 11:26

Me këtë aksion këta mijëra njerëz, jo vetëm votues por edhe operatorë aktiv në mjediset ku veprojnë, besonin se Zijadin Sela është kombëtar, proshqiptar dhe parasëgjithash nuk korruptohet, nuk i hedh parimet dhe zotimet për poste – ashtu siç deklaronte edhe vetë gjithandej- dhe se kështu së paku në zgjedhjet që vijnë shqiptarët do ta kenë një alternativë korrekte, qytetare përfaqësimi. Kjo sidomos ngase Maqedonia do të ecë në BE dhe shqiptarët duhet të sigurojnë të drejtat e tyre themelore para se të ndodhë kjo.

I gjithë ky investim i këtij rrjeti dhe i gjithë shqiptarëve atje që besuan në personin e Zijadin Selës shkoi huq. Edhe më keq: as shtresa hierarkike të veta lartë poshtë Pollogut nuk do ta përkrahin më, ngase nuk ushtron demokracinë brenda partisë, por funksionon vetëm sipas urdhrave të Taravarit. E ky nuk ka nofkën e “zorraxhiut” në Gostivar, vetëm pse flet turqishten në familje dhe rrethin e tij (e drejtë e tij absolute) dhe hanë lidhëzat e shqipes si somune ta papjekura, porse njihet si oportunist negativ, njeri servil dhe që për karrierë ecë edhe mbi kufoma. Më i mençur dhe përgatitur se Nevzat Bejta po se po, por për interesa të ngushta. Prandaj ky edhe atëherë kur lideri i tij ulërinte mediave “Besa” të jetë ashtu siç është mbante kontaktet vëllazërore me kryesinë e organizatës së VMRO-së dhe turqve. Gjë që tregon se megjithatë gjuha e drejton me frymë drejt asaj qendre për të cilën punojnë edhe ata të “Besës”.

Zijadin Sela tradhtoi gjitha ato parime me të cilat rriti dhe forcoi pozitën e partisë së tij dhe vetes. Për të fituar në disa komuna me ndihmën e besës.

Një matematike konkrete ia vlen. Le të shohim kush janë favoritët në bazë të votimit të fundit dhe ç’ shansesh kanë në raundin e dytë.

II.

Çka shohim në këtë tabelë, lartë. Në Strugë ASH nuk fiton dot as me 4149 votat e VMRO-së, e cila e vetmja mund ta ndihmojë në triumf. Besa ka vetëm 1060 vota. Nuk do t’ia dalë. Nacionalistët maqedonas nuk e votojnë pa ndonjë zor të madh, atë që e rrahën. Sidomos tash kur Gruevskin nuk e dëgjon më as partia e tij. Nuk del kush prej tyre në votime. BDI e ka fitoren e sigurt.

Në Tetovë poashtu Besa varet nga 6459 votat e VMRO-së. Tetova është në duar të shqiptarëve dhe maqedonaset nuk do të dalin as 20% në votime në krahasim me radhën e kaluar kur shpresonin në ndonjë përçarje edhe më të thellë ndërshqiptare. Jo Gruevski por as Jezu Krishti nuk i nxjerr në votime nacionalistët. Në zgjedhje mirëpo kësaj radhe do të dalin socialdemokratët maqedonas të Tetovës, të cilët munguan në votimet e kaluara. Nga 4874 votat e ASH-së mbi 2000 prej tyre janë të familjeve “elitare” që nuk do ta votojnë tash e tutje as ASH-në me e lere Besën. BDI  e ka të sigurt Tetovën.

Në Gostivar ASH poashtu varret nga 3543 votat e VMRO-së. Edhe këtu do të ndodhë si në Tetovë. Votuesit maqedonas pro VMRO do të decimohen, në skenë do dalin ata të LSDM-së. Numri i votuesve të ASH do të tkurret deri në 35%. RDK nuk u jep vota Selës më. Numri prej 7 mijë turqve brenda një popullate prej 54.038 banorësh – edhe po u bënë ata mobil – në gjithë komunën e Gostivarit nuk e ndihmon aspak Taravarin. BDI do ta fitojë Gostivarin.

Në Vrapçisht ASH varet nga 1546 votat e turqve. Komunat shqiptare nuk do t’i japin më ASH-së 3168 votat. As gjysmën nuk do ta marrë.

Në Bogovinjë ASH varret nga BESA dhe nëse blloqet mbesin kështu dhe BDI nuk arrin t’i aktivizojë edhe ata që nuk votuan herën e shkuar ASH do ta marrë këtë komunë.

Në Çair Besa varret nga VMRO, ngase ata e bëjnë dallimin në numra. Edhe këtu problemin do ta bëjnë ata të LSDM që nuk u votuan e votuan fare në raundin e parë. Gjithashtu Besa nuk duhet të llogaris as në gjysmën e atyre që votuan ASH-në. Në këtë pjesë të Shkupit jeton një element i iluminuar proshqiptar dhe kundër tendencave të huaja. Do të fitojë BDI sipas gjitha gjasave.

Në Bërvenicë do të fitojë Enver Pajaziti vetëm me një kusht; nëse Besa nuk i del krah LSDM-së, çka edhe është e pritshme.

Në Dibër ASH varret nga Besa dhe duket ta ketë postin të sigurt. Në Saraj fiton BDI.

III.

Çka vërejmë nga kjo pasqyrë e ndërtuar nga votat e fundit dhe atë duke u bazuar në dy shtyllat: 1. Kush është favorit për nga numrat e fundit dhe 2. Kush mund të ndihmojë kënd që të fitojë zgjedhjet në raundin e dytë.

Vetëm në Bogovinjë dhe Dibër ASH varret nga Besa, tjetërkund askund. Të dyja varen gjithandej statistikisht nga VMRO. Atëherë pyetja; çka i ndihmon Besa ASH-së dhe anasjelltas kur ajo varret nga VMRO? I ndihmon se Besa është filiale e VMRO-së dhe Sela nuk bënë dot kontrata publike direkt me rrahësit e tij. Po për çfarë çmimi? Kjo nuk dihet ende. Për çka ky ndërrim kursi dhe djegie të perspektivës afatgjatë atëherë nga Zijadin Sela? Vetëm sepse Taravari donë me çdo kusht edhe kur s’mundet të bëhet kryetar i Gostivarit? E pse vallë do t’i ndihmuaka Gruevski? Ai i ka llogaritë e veta. Ende nuk e ka marrë vesh as ai e as Sela e jeniçerët se maqedonaset hoqën masivisht tashmë duar prej tij.

Zijadin Sela u çua përpjetë nga ata që e besuan të jetë lideri i ardhshëm shqiptar. Këto rrjete edhe ndihmuan të dyfishojë votat. I keqpërdori. Edhe po fitoi dy komuna ai shuajti gjitha gjasat, ngase hyri në koalicion me VMRO-në dhe Sasho Mijallkovin. Edhe pas gjithë asaj që ndodhi ai iu përkul një humbësi si Gruevski. I shkeli parimet e veta. U korruptua nga organizata Besa, të cilën shumica nuk e lejoji të prijë askund – ky ishte vullneti i shumicës. Dhe tash Sela bëhet kalë Troje i tyre, pa sukses por mjafton edhe kaq.

Zijadin Sela siç ishte kishte shanse të mëdha t’i marrë komunat shqiptare, së paku 3 prej tyre. Kështu siç u bë nuk meriton poaq hiç sa edhe organizata e VMRO-së dhe turqve „Besa“.