Dëmtohen me koktej molotovi posterët e Listës Serbe

Posterët e Listës Serbe në Leposaviq u dëmtuan mbrëmë.

Lajme

16/10/2017 10:24

Mediat serbe duke u bazuar në dëshmitarët anonimë raportojnë se dy njerëz kanë dëmtuar me koktej molotovi posterët, dhe pastaj janë larguar me një veturë të zezë.

Ngjarja ndodhi rreth oreks 21:00, transmeton lajmi.net

Kuvendi komunal i Leposaviqit ka dënuar këtë akt. /Lajmi.net/