Jackie Chan nuk ndalet, ky është filmi më i ri i tij

Legjenda e kinematografisë kineze, Jackie Chan edhe përkundër moshës, ai nuk ndalet së realizuari projekte të reja filmike.

ShowBiz

13/10/2017 17:50

“The Foreigner” është filmi më i ri në të cilin producent është aktori i mirënjohur, Jackie Chan, shkruan lajmi.net.

Ai ka paralajmëruar filmin disa ditë më parë, duke bërë të ditur se ai do të publikohet më 13 tetor në kinematë amerikane.

Padyshim që rolin kryesor në “The Foreigner” e luan aktori Jackie Chan, ndërsa fansat e tij e presin me padurim ta shohin se çfarë po sjell kësaj radhe aktori.

Filmat më të njohur të Jackie janë “Rush Hour”, “Police Story”, “Who Am I”, “Kung Fu Yoga”, “The Karate Kid”. /Lajmi.net/