Narkoman edhe djali i Salih Salihut, kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Vitisë (Dokument)
Policia e Kosovës, i ka sekuestruar sasi të narkotikëve djalit të Sali Salihut, kandidatit të Vetëvendosjes për Kryetar të Vitisë, ndërkohë që shokut të tij i janë gjetur fishek arme të kalibrit 7.65mm.
Lajme
Djali i deputetit të partisë Vetëvendosje, Salih Salihu, tash kandidat për Kryetar të Vitisë, sipas një raporti zyrtar, rezulton se është përdorues i narkotikëve.
Ai është kapur kohë më parë nga Policia e Kosovës për posedim të tyre dhe më pas është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan. Në kallëzimin penal të siguruar nga lajmi.net, mësohet se djali i këtij zyrtari të lartë të Vetëvendosjes, e ka pranuar para Policisë së Kosovës dhe Gjykatës Themelore, se është përdorues dhe posedues i narkotikëve. Ndërkohë që shokut të tij L.A, i është gjetur fishek arme e kalibrit 7.65mm.
“I pandehuri, Bardhyl Salihu në deklaratën e vet dhënë në Stacionin e Policisë në Viti, e ka pranuar se ka poseduar substancë narkotike dhe se atë e ka blerë në Gjilan nga një person i panjohur. Ai e ka pranuar se është konsumues i substancave narkotike”, shkruan në aktakuzën e Gjykatës Themelore të Gjilanit.
Me datë 29.12.2015, rreth orës 22:25 minuta, në rrugën “Elena Gjika” në Viti, gjatë një kontrolle rutinore që është bërë nga Njësia e Policisë, në automjet të udhëtarëve të markës Renault Kongo, në të cilin kanë qenë dy persona dhe gjatë kontrollimit të bërë, të pandehurit Bardhyl Salihu i është gjetur një sasi e substancave narkotike, marihuanë.
Sipas aktakuzës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, Salihu ka kryer vepër penale, posedim i pa autorizuar i narkotikëve.
“Konsiderojmë se kjo aktakuzë është e bazuar mirë dhe ka bazë ligjore, andaj propozoi gjykatës që pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale, të cilën ia vë në barrë aktakuza dhe të njëjtit t’i shqiptohet sanksion penal i paraparë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Pas kallëzimit të të gjitha provave një nga një dhe lidhshmërinë e tyre si tërësi, veprimet e të pandehurit paraqesin veprime inkriminuese, të cilat portretizojnë figurën e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, thuhet në aktakuzë.
Para disa ditësh lajmi.net kishte publikuar edhe raporte sesi kandidati për Asamble Komunale në Ferizaj, Dritëro Hyseni, muajin e kaluar më 22 gusht, në orën 01:30, ishte zënë po ashtu me lëndë narkotike nga Policia e Kosovës.
Lexoni edhe:
Kandidati i Vetëvendosjes në Ferizaj kapet me marihuanë në veturë (Dokument/Foto)