Në Kosovë, Serbia ka bërë gjenocid, ky është dallimi me Kataloninë

Ana Brnabiq ka paralajmëruar se do të bëjë disa pyetje për Komisionin Evropian, i cili ka shprehur qëndrimin se Katalonia e Kosova nuk janë njësoj.

Opinion

02/10/2017 22:32

Para se ajo të bëjë pyetje, duhet të japë përgjigje:

Pse janë keqtrajtuar nga policia në vitet 1981-1988 mbi 580.000 shqiptarë të Kosovës?

Pse e ka suprimuar Serbia me tanke autonominë e Kosovës në vitin 1989, e cila ishte edhe element konstituiv i federatës jugosllave?

Sa civilë shqiptarë ka vrarë policia dhe armata serbe në vitet 1998-1999?

Sa shtëpi ka djegur policia dhe armata serbe në vitet 1998-1999?

Sa civilë shqiptarë ka dëbuar nga shtëpitë e veta në vitet 1945-1999?

Përgjigjet në këto pyetje ia bëjnë të qartë edhe dallimin ndërmjet Katalonisë e Kosovës.

Në Kosovë Serbia ka bërë gjenocid. Ky është dallimi.