Gjendja kaotike në Spanjë, Pique tallet keq
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për mediat pas ndeshjes së sotme ndaj Las Palmasit.

Sport
Takimi u luajt në një stadium me dyer të mbyllura si pasojë e referendumit për pavarësinë e Katalunjës, i cili shkaktoi dhe përplasje të dhunshme mes policisë dhe popullit që donte të merrte pjesë në votime.
Ai ka thënë se mund të largohet nga kombëtarja spanjolle nëse nuk do e duan më pjesë të saj si pasojë e ndarjeve etnike.
“Mendoj se do të shkoj në kombëtare sepse ka shumë njerëz që janë kundër asaj që ndodhi sot. Gjithashtu them se nëse trajneri apo ndonjë drejtues i Federatës mendojnë që jam një problem apo shqetësoj kombëtaren, atëherë nuk e kam problem të largohem”.
“Në kombëtare shkohet për të luajtur futboll dhe për të fituar, jo për të treguar patriotizëm. Më vjen keq për veprimet e qeverisë me policinë sot, por kryeministri ka atë nivel që ka, nuk di as të flasë anglisht”, u shpreh Pike.