“Hilja” e Haradinajt me borde

Për vetëm tre javë në krye të Qeverisë kryeministri I ri Ramush Haradianj ka shkarkuar “Ex-officio” tri komisione dhe borde të ndryshme.

Lajme

02/10/2017 08:41

Në mbledhjen e pare të Qeverisë Haradinaj shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, me në krye Murat Mehën, më të cilin edhe kishte pasur një incident paraprak sa Haradinaj ishte në opozitë, shkruan zeri. Me kërkesë të kryeministrit Haradinaj, ministri Arsimit Shyqri Bytyqi shakrkoi edhe bordin e Agjencisë së Akreditimit me në krye Blerim Rexhën. Kurse në mbledhjen e fundit të Qeverisë Haradinaj vendosi për shkarkimin e drejtorëve në ndërmarrjet publike.

Megjithëse për të gjitha këto shkarkime kryeministri Haradinaj dhe Qeveria të cilën e udhëheq, paraqitën arsyetimet e tyre, njohësit e proceseve politike dhe të përfshirët në këto shkarkime kanë thënë se këtu kemi të bëjmë me përpjekje nga grupet e interest për ti zaptuar institucionet rregullative./zeri.info/