Haxhi Shala i Nismës do ta drejtojë Komisionin për Siguri
Nisma për Kosovën ka vendosur që kryetar i komisionit të vetëm parlamentar që e drejton, ai për Punë të Brendshme –Siguri dhe mbikëqyrej të FSK-së të jetë deputeti Haxhi Shala.
Lajme
Këtë e ka konfirmuar Shala për lajmi.net.
“Është vendosur që komisionin për siguri ta drejtojë unë”, ka thënë Shala.
Ky deputetë i cili në legjislacionin e kaluar ka udhëheq Komisionin për AKI-në, ka thënë se Nisma për Kosovën ka dërguar në Kuvend të gjithë emrat për nënkryetar dhe anëtarë të komisioneve.
Votimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare pritet të bëhet sonte në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit./Lajmi.net/