7 ushqime që mund të pastrojnë lëkurën tuaj

Një nga gjërat pas së cilave jemi të fiksuar të gjithë e sidomos vajzat është lëkura jonë. Pastërtia apo lëkura e butë lidhet shumë me ushqimet që konsumoni gjatë ditës.

Lifestyle

27/09/2017 20:58

Në vijim ju sugjerojmë ushqimet që duhet të konsumoni në vaktet tuaja për të patur një lëkurë sa më të mirë.

  1. Bajamet

Bajamet janë plot me vitaminë E dhe mund t’ju ndihmojnë të ruani lëkurën e shëndetshme. Gjithashtu vitamina E mund të mbrojë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli.

      2.Salmon ose ton

Ushqimi i peshkut i siguron trupit biotinë.

  1. Lëng portokalli

Lëngu i portokallit ju mban të hidratuar dhe Vitamina C, e cila funksionon si një antioksidant për të mbrojtur lëkurën dhe qelizat e tjera nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira në mjedis dhe në trup. Vitamina C gjithashtu ndihmon në krijimin e kolagjenit, proteina kryesore strukturore e trupit.

  1. Farat “Chia”

Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbajtjen e membranave qelizore, duke mbrojtur lëkurën dhe duke siguruar lagështi. Farat Chia, gjithashtu janë të pasura me acide yndyrore.

  1. Patate të ëmbla

E pasur në vitaminë A, patatja e ëmbël i jep ngjyrë lëkurës.

  1. Fara luledielli

Këto fara sigurojnë një burim të shkëlqyeshëm të vitaminës E dhe ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

  1.  Uji
  2. Një person që pi ujë mjaftueshëm ka një lëkurë të shkëlqyeshme pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës së tij.