Letër nga Roland Mullaavda për kandidatët e Rahovecit: Mos m’i shkelni ëndrrat rinore

Këngëtari dhe aktivisti i shoqërisë civile në Rahovec, Roland Mullaavda u është drejtuar me një letër të hapur kandidatëve për kryetar të Rahovecit dhe kandidatëve për asamble komunale.

Lajme

21/09/2017 12:57

“Kësaj radhe ju lutem si një i ri e qytetarë i Rahovecit, mos na jepni premtime që nuk do të mund t’i mbani, mos na e kërkoni votën në këmbim të parave e ofrimeve të vendeve të punës, na ofroni planet e juaja reale që kanë me zhvillu këtë vend”, shkruan nder tjerash Mullaavda.

Postimi i plotë:

– Kandidatë për kryetarë të komunës së Rahovecit po ju drejtohem juve!!!

Juve që një ditë do t’na përfaqësoni neve si n’mirë e si n’keq , do t’jeni ju ata që do bëheni shtylla e të ardhmes tonë , ju që në duart e juaja do të keni fatin e shumë familjeve edhe e shumë t’rinjëve të Rahovecit.

Sot zyrtarisht u hap fushata zgjedhore , nga sot secili nga ju do t’filloj me u angazhu ditë e natë për me e bind qytetarin e Rahovecit me ju dhanë votën e tij e me fitu besimin e juaj.

Për shumë vite ndoshta nuk i kemi pas senet n’terezi, ndoshta nuk është bo ajo qka na kemi prit dhe kemi vazhdu me shpresu.

Kësaj radhe ju lutem si një i ri e qytetarë i Rahovecit, mos na jepni premtime që nuk do t’mund t’i mbani, mos na e kërkoni votën në këmbim të parave e ofrimeve t’vendeve t’punës, na ofroni planet e juaja reale që kanë me zhvillu këtë vend.

Ju lutem na premtoni ato gjëra që do t’mund t’i mbani e t’i realizoni.

Sinqeriteti gjithmonë do t’triumfoj më shumë se e pavërteta.

Ju lutem mos punoni për karriget e juaja , punoni për vendin tuaj , për t’ardhmen e ndritshme t’bashkëqytetarit tuaj.

Ai që kontribon me drejtësi për vendin e tij gjithmonë do t’gëzoj respektin dhe do t’ec me kokën lartë , ajo është pasuri më e madhe se çdo çmim tjetër.

Mos m’i shkel ëndrrat , jom i ri e po du me pa Rahovecin qysh është ma mirë.

Sinqerisht e me respekt,

Roland Mullaavda