Nxënësi shpëton mrekullisht, pasi bije nga kati i dytë i një shkolle në Kaçanik
Një lëndim aksidental i ka ndodhur një nxënësi ne Kaçanik.
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se, në rrethana ende të panjohura një fëmijë i moshës 8 vjeçare ka rënë nga kati i dytë i korridorit të shkollës “Emin Duraku” Kaçanik.
Fëmija i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Raportohet se gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. /Lajmi.net/