Nënkryetari i AAK-së thotë se me qeverisjen Haradinaj, shpejt miratohet edhe Ligji për Prishtinën

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka deklaruar që Ligji për Prishtinën do të miratohet me qeverisjen Haradinaj.

Lajme

21/09/2017 11:25

 

Ai ka thënë që ky projektligj, i cili do t’i ofrojë qytetarëve shumë, si në aspektin financiar po ashtu edhe sa i përket statusit të Prishtinës, do të propozohet shumë shpejt.

Ndërsa, sipas tij inatet dhe injoranca politike e kanë lënë Prishtinën deri tani pa këtë ligj.

“Kryeqyteti ynë meritonte që moti të kishte një ligj i cili do i jepte status të veçantë Prishtinës, si në aspektin organizativ, po ashtu edhe në atë financiar.

Ishin pikërisht  inatet dhe injoranca politike që e lanë deri tash Prishtinën pa këtë ligj. Miratimi i këtij ligji duhet t’i tejkaloj konturat partiake, ngase kur është fjala për interesin e Prishtinës, të gjithë flamujt partiak duhet t’i ulim poshtë. Qeveria Haradinaj ashtu siç ka filluar me dinamikë dhe seriozitet në punë, po me këtë ritëm do ta propozoj projektligjin për Prishtinën” deklaroi Abrashi.