Thaqi: Mos premtoni zhvillim të bujqësisë pa pasur njohuri

Mbrëmë është hapur edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor, e me këtë filluan edhe premtimet e kandidatëve për kryetar.

Lajme

21/09/2017 11:18

E që të mos bëjnë premtime që nuk mund t’i realizojnë, ka kërkuar edhe  Lamir Thaqi.

Thaqi u ka sugjeruar kandidatëve për kryetarë të komunave që të mos bëjnë asnjë premtim përbujqësi, pasi që sipas tij kanë mbet shumë pak bujq dhe se ata pak që janë mendojnë tërë kohën që ta lënë këtë veprimtari.

Këto deklarime Thaqi i ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ai iu është drejtuar këtyre kandidatëve që të lexojnë për zhvillimet e bujqësisë në Itali, Holandë ose Brazil, e t’i prezantojnë para qytetarëve që të duken më bindës.

Ky është statusi i tij i plotë:

Mos premtoni për bujqësi

Ju kandidat qe po garoni në zgjedhjet lokale e di që top prioritet e keni bujqësinë, unë ju kisha rekomandua mos folni asnjë fjalë për ketë temë. E para; kanë mbet shumë pak bujqë në Kosovë dhe e dyta; ata qe janë tërë kohen mendojnë qyshe me e lan e me ik prej kësaj veprimtarie. E nëse hiq nuk mundeni pa fol, atëherë mbledhin elektoratin qe jetojnë në zona urbane për shumë vite, ata në blloqe kolektive . Lexoni pak për zhvillimet e bujqësisë në Itali, Holandë ose Brazil, thureni një elozhe vetëm emrat mos ua përmendeni këtyre shteteve edhe do dukeni bindës. E kafet makiato kah ti pini mos folni për përbërjen e tyre se nuk janë në Kosovë qysh mendoni ju, mos gaboni edhe në këtë pikë.

Këshillë për fushatën qe ka filluar sot