Mathieu: Messi – Neymar, ky është futbollist më i mirë (FOTO)
Jeremy Mathieu ka përzgjedhur mes dy ish bashkëlojtarëve të tij nga Barcelona, Lionel Messi dhe Neymar.

Sport
Mbrojtësi i Sporting Lisbonës, Jeremy Mathieu ka përzgjedhur mes dy ish bashkëlojtarëve të tij nga Barcelona, Lionel Messi dhe Neymar.
Mathieu ka thënë se preferon argjentinasin para brazilianit.
Neymar u largua nga Barcelona për në Paris Saint-Germain, gjatë afatit kalimtar të verës, me synim që të bëhet futbollisti më i mirë në botë, përcjell “lajmi.net”.
Por, Mathieu prapë mendon se Messi është para tij. “Neymar apo Messi? Për mua, Messi”, u shpreh Mathieu. /Lajmi.net/