Këta janë anëtarët e stafit të kryeministrit Haradinaj
Ramush Haradinaj u votua si kryeministër i Kosovës me 61 vota pro, dhe një abstenim.

Lajme
Pasi mori zyrtarisht detyrën dje nga Isa Mustafa, Haradinaj ka zgjedhur edhe anëtarët të cilët do ta përbëjnë stafin e tij.
Si shef i stafit të zyrës së kryeministrit ashtu siç kishte paralajmëruar më herët lajmi.net, është Avni Arifi.
Kurse funksionin e këshilltarit do ta ushtrojnë edhe Arbër Vllahiu, Haki Shatri, Jahja Lluka etj.
Këta janë anëtarët e stafit të Ramush Haradinajt:
Avni Arifi – Shef i stafit të Zyrës së Kryeministrit
Gani Demaj – Shef i kabinetit / këshilltar politik i kryeministrit
Alban Dermaku – Këshilltar politik
Diellza Hoti – Këshilltare politike
Meliza Haradinaj – Stublla – Këshilltare politike
Jahja Lluka – Këshilltar politik
Arbër Vllahiu – Këshilltar politik
Nita Himaduna – Këshilltare politike
Haki Shatri – Këshilltar politik
Avdyl Mushkolaj – Këshilltar politik – Drejtor i zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta.
Labinton Smajlaj – Shef i protokollit
Shpetim Selmanaj – Zyrtarë i lartë i protokollit
Serbeze Osmani – Zyrtare e lartë administrative