“Wikipedia” e bën “zyrtarisht” Ramush Haradinajn kryeministër (Foto)

Mandatari për formimin e qeverisë nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj do të votohet nesër në Kuvend në seancën e cila pritet të nis nga ora 16:00.

Lajme

08/09/2017 23:17

Por, webfaqja e njohur enciklopedike “Wikipedia” tashmë e ka zyrtarizuar liderin e AAK-së si kryeministër i Kosovës.

Kjo faqe paraqet se Haradinaj do ta marrë detyrën që nga 9 shtatori, pra dita e nesërme, shkruan lajmi.net.

Se a do t’i sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë edhe zyrtarisht kryeministër, mbetet të shihet në seancën e nesërme.

Haradinaj kishte ushtruar për rreth 100 ditë postin e kryeministrit edhe më herët, por që pasi u ftua nga Gjykata e Hagës ai dha dorëheqje. /Lajmi.net/