Lekaj: Kryetari i Kuvendit dhe Qeveria, brenda kësaj jave, por jo në të njëjtën ditë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, njëherësh deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se institucionet do të themelohen gjatë kësaj jave.

Lajme

05/09/2017 15:42

Ai në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se pas zgjedhjes së shefit të legjislativit të vendit, do të votohet edhe ekzekutivi i ri kosovar.

“Nuk besoj që do të bëhet konstituimi brenda një dite. Duhet të kalojnë 24 orë nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku më pas presidenti do t’ia jap mandatin të nominuarit të PAN-it, Ramush Haradinaj për ta formuar Qeverinë”, ka thënë Lekaj.

Ndryshe, dje pas gati tre muajve, është arritur marrëveshja në mes koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN) dhe Aleancës për Kosovë të Re (AKR), më ç’rast edhe pritet të krijohen numrat e mjaftueshëm për ta bërë shumicën në Parlamentin e vendit.

Nga kjo marrëveshje partia e Behgjet Pacollit pritet të drejtojë disa nga dikasteret më kryesorë në vend.