Kroacia gëzon tifozët për ndeshjen me Kosovën

Takimi ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës është ndërprerë mbrëmë në Zagreb.

Sport

03/09/2017 08:55

E gjithë kjo si pasojë e të reshurave të mëdha atmosferike, ku gjyqtarët e takimit dhe delegati i UEFA-s ka vendos që të ndërpritet ndeshja e vlefshme për botërorin “Rusia 2018”.

Por, Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) ka bërë me dije se të gjithë tifozëve që ishin të pranishëm në stadiumin ‘Maksimir’ biletat do t’iu rimbursohen.

Sot do të merret vendimi final për datën e vazhdimit të ndeshjes.