Kelmendi: Viteve të fundit nuk u ndërtua asnjë shkollë në Prishtinë
Moderatori, Adriatik Kelmendi me anë të një postimi në facebook ka krahasuar ndërtimin e shkollave në Tiranë nga Erjon Veliaj, dhe në Prishtinë.
Lajme
Ai ka cituar kryetarin e Tiranës i cili bëri të ditur se 3 shkolla janë ndërtuar brenda dy viteve, kurse në Prishtinë viteve të fundit nuk është ndërtuar asnjë.
Kelmendi ka ironizuar duke thënë se “ndoshta s’ka nevojë, edhe ashtu spo dalim mirë në PISA”.
Lexo postimin e plotë në facebook:
Erjon Veliaj: Për dy vjet në Tiranë janë ndërtuar 3 shkolla, po i planifikojmë edhe 16 të tjera.
Në Prishtinë viteve të fundit – asnjë!
Ndoshta s’ka nevojë a?
Edhe ashtu s’po dalim mirë në PISA.