Daniel dhe Fotini po presin fëmijën e parë (Foto)
Çifti fitues i edicionit të nëntë të 'Big Brother Albania', Daniel dhe Fotini, janë bërë shumë të përfolur nga pjesëmarrja në atë ngjarje.

ShowBiz
Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, çifti kanë bërë të ditur se po presin fëmijën e parë, shkruan lajmi.net.
Edhe pse shumë lidhje që krijohen brenda ‘Big Brother’ brenda pak kohësh dështojnë, tek Daniel dhe Fotini është e kundërta, dashurinë e tyre po e kurorëzojnë edhe me një fëmijë.
Pasi e bënë të ditur lajmin për ndjekësit në Instagram, çifti kanë marrë urime të panumërta për fëmijën që po presin. /Lajmi.net/