Hoxhaj propozon 24 gushtin për ta vazhduar seancën konstituive

Enver Hoxhaj ka thënë se shprehin shqetësimin për mënyrën se si janë thirrur seancat e kaluara. Ai ka thënë se si koalicion fitues kanë pasur nevoje për kohë dhe konsultime si t’i qasen seancës konstituive, raporton lajmi.net.

Lajme

16/08/2017 10:21

Ai ka thënë se atyre u është dashur kohë edhe për hartimin e programit qeverisës.

Sipas Hoxhajt nuk konsiderojnë që ka pasur bllokadë në formimin e institucioneve por e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që të konsultohen për mbajtjen e seancë.

Ai ka thënë se në seancën e radhës ku ata mendojnë të marrin pjesë ku edhe do ta propozojnë kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin. Ai ka thënë se kjo seancë duhet të mbahet javën e ardhshme më 24 gusht dhe PAN do të marr pjesë.