FOTO Ekskluzive: Kur Glauk Konjufca ishte në AAK-në e Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kohë pas kohe dinë të jetë shumë i ashpër me kolegët e partive tjera. Këtë diskurs të ashpërësisë, Konjufca së fundi është duke e përdorur në drejtim të AAK-së së Ramush Haradinajnt.

Lajme
Megjithatë, Konjufca për AAK-në dhe njerëzit e saj mund të thotë edhe fjalë të mirë, pasi që ishte pjesë e kësaj partie në fillet e tij politike.
Lajmi.net ka siguruar një fotografi të vitit 2002/2003 kur Glauk Konjufca ishte pjesë e AAK-së.
Ai në këtë fotografi shihet me edhe me katër zyrtarë tjerë të AAK-së.
Lajmi.net ka arritur të identifikojë dy zyrtarë nga kjo fotografi. Bëhet fjalë për Ilir Foniqin, ish truproje e Ramush Haradinajt dhe ish këshilltaren Shefqete Gosalci (e para nga e majta në të djathtë).
Se Glauk Konjufca ishte në AAK e ka thënë edhe deputetja Time Kadrijaj.
“Po e shoh Glaukun se qenka i gatshëm me bo kompromise për kryeparlamentarin, por jo për ekzekutivin. Pash besën Glauk qa je ka fol? Po babën e ke pas deri para pak kohe duke punu në Kuvend me propozim të AAK-së”, ka thënë ajo, duke shtuar se “Ty të kemi pas djalë të përkëdhelur të ARK-së (forumi rinor i AAK-së)”. /Lajmi.net/