Trajneri i PSG-së zbulon skuadrën e Verrattit për sezonin e ri

.

Sport

31/07/2017 22:45

Trajneri i Paris Saint-Germian, Unai Emery, ka folur për të ardhmen e Marco Verrattit.

45 vjeçari që në qershor kompletoi sezonin e parë te PSG, është shprehur optimist se mesfushori italian  do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës franceze edhe pas përfundimit të këtij afati kalimtar.

Verratti ka qenë i lidhur me një transferim te Barcelona, ku spekulohej se do të bëhej pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymarit te PSG.

“Një lojtar i si ai sjell dritë në fushë kur luan, ai ka personalitet të madh që mund ta ndryshojë lojën”, ka deklaruar Emery.

“Marco jep gjithçka në stërvitje, jam i sigurt se do të qëndrojë me ne”./Lajmi.net/