Për Neymarin po përgatitet prezantimi më spektakolar në histori të futbollit (FOTO)

Zyrtarizimi i Neymarit te PSG është çështje ditësh.

Sport

31/07/2017 20:24

Skuadra franceze sipas medieve në Francë, ka kontraktuar sheshin e Parisit te ‘Kulla e Eiffel’ për të prezantuar Neymarin.

Këtë shesh PSG-ja ka përdoruar edhe në vitin 2012 pas marrjes së lejes nga komuna, kur transferuan Zlatan Ibrahimovicin nga Milani.

Mijëra njerëz kishin dalë për t’i uruar mirëseardhje lojtarit më të madh në histori të klubit të tyre.

Por, prezantimi i Neymarit sipas këtyre medieve, pritet t’i kalojë pritshmëritë, duke e kaluar edhe ceremoninë e prezantimit të Zlatan Ibrahimovicit.

Kujtojmë se PSG-ja do t’i paguajë klauzolën Barcelonës prej 222 milionë euro për Neymarin, për ta bërë transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit./Lajmi.net/