Deputetët ftohen për seancën konstituive të 3 gushtit

Deputetët që kanë fituar mandatin për të qenë pjesë e Kuvendit të legjislaturës së VI, janë ftuar për seancën e cila mbahet më 3 gusht.

Lajme

31/07/2017 15:38

 

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e dërguar nga zyra e Kuvendit.

Lexo komunikatën e plotë:

Janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht 2017.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, sipas rendit të ditës:

  1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të

mandateve të deputetëve,

  1. Dhënia e betimit të deputetëve,
  1. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.