Emre Can konfirmon skuadrën e tij për sezonin e ri

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, ka vendosur për të ardhmen.

Sport

31/07/2017 15:30

Përkundër interesimit të Juventusit, ai do të mbetet edhe më tej në klubin nga “Anfield”.

“Ky është një sezon i madh për mua dhe për skuadrën. Ne mund të bëjmë më mirë se vitin e kaluar dhe do të provojmë”, deklaroi Can, duke siguruar që do të mbetet te Liverpooli, përcjellë “Lajmi.net”.

“Dua të jap maksimumin, të kem besim dhe të zhvillojë një sezon të mirë me skuadrën”, shtoi turku.

Juventusi ofroi 31 milionë funte për të, të cilat duket se janë refuzuar. /Lajmi.net/