Dua Lipa kthehet e ‘artë’ nga Rusia (Foto)

Festivali i këtij viti i 'Evropa Plus' i cili po mbahet në Moskë të Rusisë, ka mbledhur tri shqiptare në atë skenë.

ShowBiz

30/07/2017 10:34

Janë Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Arilena Ara këngëtaret shqiptare që kanë performuar në ‘Evropa Plus’, shkruan lajmi.net.

Por, nga të trija ishte Dua ajo e cila është kthyer me një vlerësim të artë nga atje, pra ajo mori një pllakë të artë për lansimin e albumit të parë në treg.

“E artë në Moskë” ka shkruar Dua sipër fotos në të cilën u shfaq pranë çmimit të artë, duke falënderuar ata që ndanë atë mirënjohje.

Kujtojmë që në këtë festival ishte paraparë të merrte pjesë edhe Era Istrefi, por pjesëmarrja e saj është anuluar. /Lajmi.net/