Emiri i Kuvajtit uron Metën: Prosperitet për Shqipërinë, popullin tonë mik

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, i cili vlerëson marrëdhëniet mjaft të mira mes dy vendeve dhe shpreh bindjen në zhvillimin e forcimin e tyre në të gjitha fushat, me interes të përbashkët për të dy vendet

Lajme

28/07/2017 22:07

“Kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e fitores suaj në zgjedhjet presidenciale dhe betimit si President i vendit mik, Republikës së Shqipërisë.

Dëshiroj të shfrytëzoj këtë moment për të vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira që lidhin dy vendet tona mike, dhe shprehjen e sigurisë për angazhimin tonë të përhershëm, si dhe zhvillimin e forcimin e tyre në të gjitha fushat, me interes të përbashkët për të dy vendet.

I uroj Shkëlqesisë Suaj shëndet të plotë dhe lumturi, Republikës së Shqipërisë e popullit të saj mik progres dhe prosperitet, si dhe zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve tona!”, shkruhet në mesazhin drejtuar Presidentit Meta. /Shekulli