Chapecoense emocionon botën e futbollit me këtë lajm
Skuadra braziliane, Chapecoense, më 7 gusht do të zhvillojë në ‘Camp Nou’ miqësore me Barcelonën.

Sport
Kjo skuadër në fund të vitit të kaluar përjetoi një tragjedi, ku aeroplani që barte skuadrën u përplas në tokë, për të humbur pothuajse gjithë lojtarët.
Nga kjo tragjedi që preku futbollin dhe Chapeoensen, kanë shpëtuar vetëm tre lojtarë.
Njëri prej tyre është Alan Ruschel, i cili ka “lindur” për së dyti pas asaj që ka përjetuar.
Chapecoense ka njoftuar se Ruschel do të luajë kundër Barcelonës më 7 gusht në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/