Si ngjau aksidenti ku vdiqën katër anëtarët e familjes Alidemaj? Vetura “fluturoi” 53 m (Video)
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrethin në hyrje të Prishtinës, nga ana e Mitrovicës.
Lajme
Aty katër anëtarë të familjes Alidemaj humbën jetën kur me makinën e tyre thyen rrethojat e sigurisë, dhe ranë disa metra poshtë, njofton Klan Kosova.
Udhëtari i pestë që ndodhej në makinë, 17 vjeçari Q. Alidemaj, është i vetmi që ka shpëtuar. Ai ndodhet në Klinikën Intensive, në gjendje të rëndë, por stabile.
Anëtarët e familjes Alidemaj besohet se po ktheheshin nga Mitrovica, ku ishin në një dasmë.
Burime të televizionit thanë se makina e tyre po lëvizte shumicën me shpejtësi të madhe, edhe para se t’i afrohej rrethit, ndonëse një patrullë policore, rrugës, nuk e kishte ndalur atë.
Ende nuk është sqaruar pse audi i zi nuk e uli shpejtësinë kur u afrua te vendi i kobshëm.