PREMIERË: “Si të jem mirë” publikohet nga Xhensila dhe Irkenci (Video)
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj sapo ka publikuar projektin e saj më të ri në duet me Irkenc Hykën.

ShowBiz
Këngës “Si të jem mirë”, dyshja ia kanë bashkëngjitur edhe videoklipin ku si zakonisht Xhensila erdhi shumë e veçantë, shkruan lajmi.net.
Ajo ditë më parë e kishte zbuluar projektin që e solli sot dhe tregoi se Irkenci është edhe autor i kësaj kënge.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Xhensila ishte “Lova”, të cilin e solli në bashkëpunim me Granit Dërgutin dhe rezultoi të jetë shumë i suksesshëm. /Lajmi.net/
