Rusia urdhëron zvogëlim të personelit diplomatik amerikan
Ministria e jashtme e Rusisë thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta zvogëlojnë numrin e personelit diplomatik në Rusi dhe mëtutje nuk do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë një objekt pushimi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe disa depo në Moskë.

Bota
Në deklaratën e sotme, kjo ministri i ka paraqitur këto masa pasi ligjvënësit amerikanë e kaluan legjislacionin me të cilin do të imponohen sanksione shtesë kundër Rusisë. Ky legjislacion tashmë i është dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, për nënshkrim.
Ministria e jashtme tha se personeli diplomatik amerikan duhet të zvogëlohet në 455 vetë deri më 1 shtator, duke thënë se ky është numri i diplomatëve rusë në Ambasadë dhe konsullatat në Shtetet e Bashkuara. Shfrytëzimi i objektit për pushim dhe të depove nuk do të mund të shfrytëzohen prej 1 gushtit.
Ministria e jashtme ruse tha se legjislacioni për sanksione ka konfirmuar atë që e quan “agresion ekstrem” të Shteteve të Bashkuara në çështjet ndërkombëtare.