Sandro në Chelsea, çmimi 68 milionë euro (FOTO)
Alex Sandro mund të largohet nga Juventus.
Merkato
Chelsea nuk dorëzohet dhe kërkon Alex Sandron nga Juventus.
“Sport Mediaset” raporton se “Blues” mund ta transferojnë mbrojtësin e majtë brazilian me ofertën e re me vlerë prej 68 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.
Juventus deri më tani ka refuzuar shitjen e tij por futbollisti mund ta kërkojë largimin nga Torino duke detyruar skuadrën nga Serie A ta shesë te kampioni i Premierligës. /Lajmi.net/