“VV-ja s’ka votë për Veselin, PAN-i të emërojë kandidat kredibil”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se koalicioni PAN ka probleme me numra, duke theksuar se për këtë presidenti nuk thirri seancën konstituive.

Lajme

28/07/2017 12:30

Konjufca ka theksuar se Vetëvendosje nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, pasi siç u shpreh ai “përbën njeriun kryesor të kapjes së shtetit”.

“Mendoj se gjithë këto ditë që kaluan pas zgjedhjeve dhe presidenti nuk thirri seancën konstituive dhe kjo është arsye e mjaftueshme për të kuptuar që si kanë numrat. Koalicioni PAN ka problem me numra, këta mund t’i sigurojnë numrat vetëm nëse ndonjë deputet i jo PAN-it i bashkohet”, ka thënë Konjufca, raporton EkonomiaOnline.

“Për ne është i papranueshëm Kadri Veseli, pasi përbën njeriun kryesor të kapjes së shtetit. Është më mirë për PAN-in të mendojë ndonjë kandidat tjetër kredibil”, ka shtuar ai.