Vidal – Inter, njoftim nga Bayern Munich (FOTO)
Arturo Vidal nuk do të transferohet në Inter.
Sport
Arturo Vidal nuk do të largohet nga Bayern Munich, ka bërë të ditur Karl-Heinz Rummenigge.
Vidal kërkohet nga Inter por kampioni i Bundesligës nuk dëshiron ta negociojë shitjen e tij.
“E përjashtoj në 100 për qind të mundësisë largimin e Arturos që është futbollist shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Rummenigge, përcjell “lajmi.net”.
“Oferta e re nga Inter do të jetë e kotë, vendimi ynë është të vazhdojmë me Vidalin”, theksoi ai. /Lajmi.net/