Si të forcojmë kujtesën?
Kujtesa që të jetë e shëndetshme është shumë e rëndësishme që të ketë një kujdes në lidhje me ushqimet që konsumohen.
Lifestyle
Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet, përcjell lajmi.net
Ushtrimet fizike:
Praktikimi i aktivitetit fizik në mënyrë të përditshme është bazë për të aktivizuar memorien dhe është çelës për kuptim dhe përceptim.
Mjalti natyral: i pari dhe më i rëndësishmi, ai është ilaç për shumë sëmundje, përfshirë edhe harresën. Këshillohet që të pihet esëll dhe i tretur në ujë, dhe të hash një orë pas pirjes së tij.
Xhenxhefili: përmban lëndë dhe vlera të larta ushqyese për të gjithë trupin.
Temjani: forcon zemrën, largon harresën. Përmban minerale të dobishme për shëndetin e trurit.
Rrushi i thatë: lehtëson qarkullimin e gjakut dhe ushqen trurin.
Hurma arabe: forcon dhomëzat e trurit, largon marramendjen dhe furnizon gjakun me hekurin e nevojshëm. Është shumë e pasur me fosfor i cili konsiderohet stimulues për forcën e inteligjencës dhe atë fizike. /Lajmi.net/