Kosova dhe Shqipëria synojnë të tejkalojnë problemet tregtare

Zëvendësministrja e Financave e Republikës së Shqipërisë, Irena Beqirja, është pritur në takim nga Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi dhe ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Lajme

24/07/2017 12:03

Pas takimit zëvendësministri i MF-së, Agim Krasniqi ka thënë se me zëvendësministren Beqirja diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, konkretisht mundësinë e ofrimit të mëtutjeshëm të bizneseve kosovare me ato të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Ministria e Tregtisë, Hikmete Bajrami tha se ka vullnet që të tejkalohen problemet që janë shfaq kohëve të fundit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendësministrja e Shqipërisë tha se kanë rënë dakord që të dy ministritë të punojnë në mënyrë që të përmirësohet kjo gjendje.

“Jem plotësisht të angazhuar të kemi një treg të vetëm. Çmimet referente nuk është se kanë ndodh vetëm me Kosovën por edhe me vende te tjera”, ka thënë ajo.