Pamje nga goditja e fortë e tërmetit në Turqi dhe Greqi, qindra të plagosur (Video/Foto)

Lëkundje të fuqishme tërmeti kanë tronditur mesnatën ishullin grek Kos, në pjesën juglindore të detit Egje.

Bota

21/07/2017 07:47

Dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa numri i të plagosurve raportohet të jetë më shumë se 100.

Sipas mediave lokale, viktimat humbën jetën pasi prej lëkundjeve të tërmetit u rrëzua çatia e një bari.

Tërmeti, me magnitudë 6,4 gradë të shkallës Rihter u shënua në orën 01,31.

Epiqendra është lokalizuar në zonën detare midis ishullit Kos dhe qytetit turistik turk, Bodrum.

Dëme të shumta materiale janë evidentuar sidomos në qendër të ishullit, ku janë shkatërruar kryesisht objekte fetare.

Dëmtime të mëdha ka pësuar gjithashtu edhe porti i ishullit, ku trageti i linjës nga Pireu nuk mundi të ankorohej.

Banorët dhe turistët që gjenden në ishull e kaluan natën përjashta, nga frika e lëkundjeve metasizmike që pasuan.

Sizmologët kanë paralajmëruar se këto lëkundje do të vazhdojnë me javë, prandaj këshillojnë që njerëzit të bëjnë shumë kujdes e të mos qëndrojnë në banesa të vjetra.

Kos është ishulli i tretë më i madh i Dodekanezit dhe një nga më të frekuentuarit prej turistëve vendas dhe të huaj.

YouTube player

20170721_020020 fb_img_1500593204253 fb_img_1500593214941 20170721_024852 fb_img_1500596373940 20170721_033758 image-0-02-04-051ee1b41fdcb780b4aea4d408cee7afea81f17dfcbd9c565f69457cd28d6b35-v image-0-02-04-642459ff7fa8d585f6e6ef86f3ce2fe31c0371e0c093fa34cb5128c4a46e7781-v fb_img_1500600139007 fb_img_1500600156783 received_679083365628350 received_679083392295014 received_679083368961683 fb_img_1500600807682 fb_img_1500600814995 received_679087462294607 received_679080375628649 received_679080372295316 received_679083378961682 fb_img_1500603008583