Sot mot i freskët, prej nesër kthehen temperaturat e larta!
Të martën temperaturat mbi vendin tonë parashihen të jenë relativisht të freskëta, më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.