Atraksion i ri turistik në Turqi, me fusha të shtruara në tepihë (Foto)
Turistët po vizitojnë çdo ditë e më shumë një fushë në periferi të Antalias së Turqisë, ku shtrohen tapetet e punuara me dorë. Shtrojat vendosen nën diell, që t’ju zbuten ngjyrat dhe të ajrosen që të jenë më të freskëta.

Fun
Ky proces që është realizuar shumë vite me radhë, po u pëlqen vizitorëve që duan t’i shohin nga afër tapetet me nuanca dhe dizajnë të veçanta.
“Më parë vetëm i sillnim deri këtu dhe i kthenim prapa, duke mos fituar asgjë. Tani ndodhë që shumë tapete të blihen nga vizitorët”, ka thënë një tregtar lidhur me rastin. /Telegrafi/