Ushqimet e pasura me vitaminë B12
Trupi ynë nuk është në gjendje që ta prodhojë këtë substancë, ndaj e vetmja mënyrë për ta marrë është përmes ushqimit dhe veçanërisht te produktet me origjinë shtazore, si: mëlçia, mishi, vezët, qumështi, djathi, sardelet, trofta dhe disa lloje molusqesh.

Lifestyle
Vitamina B12 është një ndër tetë vitaminat e grupit B, shumë e rëndësishme për trupin tonë, me rol kyç në funksionimin e mirë të trurit, sistemit nervor dhe në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Vitamina B12 dhe acidi folik marrin pjesë ne krijimin e qelizave dhe nxisin proceset e rritjes në trupin tonë.
Trupi ynë ka nevojë për rreth 2-3 mcg (mikrogramë) në ditë, por kjo sasi kaq e vogël është me të vërtetë shumë e dobishme dhe mungesa e saj shkakton dëme të mëdha.
Konkretisht, mungesa apo sasia e pamjaftueshme e vitaminës B12 në trupin tonë shkakton anemi, probleme me krijimin e qelizave të reja dhe probleme neurologjike. Dobësi, zbehje, rrahje të çuditshme të zemrës dhe probleme me frymëmarrje, lodhje e shpejtë janë këto ndër shenjat që manifeston trupi jonë si shkak i mungesës së kësaj vitamine.
Mirëpo problemi lind nga fakti se trupi ynë nuk është në gjendje që ta prodhojë këtë substancë, e vetmja mënyrë për ta marrë është përmes ushqimit. Ndaj dhe sot në suplementin “Mapo Shëndeti” po listojmë disa ushqime me konsumimin e të cilave marrim edhe vitaminën B12.
Peshk
Drithërat integralë
Midhjet
Djathi
Qumështi
Veza
Mishi i kuq
Mish pule
Gjel deti
Molusqe
Salmon dhe Troftë
Sardele. /Lajmi.net/