Mëngjeset me fluks më të madh të makinave nëpër pikat kufitare
Tashmë jemi në sezonin veror, kur qytetarët ia mësynë bregdetit për të bërë pushimet.

Lajme
E udhëtimet e shumta mund të shkaktojnë edhe kolonat nëpër pikat kufitare.
Sa i përket pikës kufitare në afërsi të Vërmicës, Qamil Kroni ka thënë që fluksi me i madh i automjeteve është në mëngjes.
Sipas tij deri më tani nuk kanë pasur ndonjë vërejtje dhe qysh para fillimit të sezonit janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar pritjet dhe kolonat.