Teuta Rugova minus 27 mijë vota

Teuta Rugova përsëri është zgjedhur deputete, por këtë radhë me dukshëm më pak vota.

Lajme

29/06/2017 15:06

Teuta Rugova, vajza e ish presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova është rizgjedhur edhe për këtë mandat deputete e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ajo në zgjedhjet e 2017-ës mori 27 mijë e 105 vota më pak.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Teuta Rugova në këto zgjedhje ka marrë 10 mijë e 73 vota.

Në zgjedhjet e 2014-ës, Rugova kishte marrë 37 mijë e 178 vota./Kallxo.com